BUNDESTAGU E RATIFIKOI PROTOKOLLIN, GRINDJE PËR DATËN E NEGOCIATAVE TË RMV-së ME BE-në

TË FUNDIT

Bundestagu gjerman e ratifikoi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Gjermania është anëtarja e 16-të e cila dha dritë jeshile për anëtarësimin e vendit në NATO. Por, në seancë, deputetët filluan debat të ashpër, më shumë për shtyrjen e datës për negociatat me BE-në. Jirgen Tritin, deputet i partisë së gjelbër opozitare e nxehi  atmosferën pasi tha se për fillimin e negociatave të Shkupit dhe Brukselit, përplasje ka edhe brenda vetë qeverisë gjermane. Ai theksoi se kryeministri grek Aleksis Cipras me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës e ka sakrifikuar karrierën e tij politike dhe se ky është shkaku për  humbjen e  zgjedhjeve të ardhshme.

“Dyshimi im është se kancelarja Merkel dhe CDU dëshirojnë ta shtyjnë debatin në këtë temë derisa Demokracia e Re nuk vjen në pushtet në Greqi për ta bllokuar Maqedoninë në BE. A dëshiron dikush që Maqedonia të hyjë vetëm në NATO e jo në BE dhe a qytetarët e saj duhet të trajtohen si evropianë të klasës së dytë”, theksoi Deputeti i Partisë së Gjelbër, Jirgen Tritin.

Në lidhje me këtë reaguan dy deputetë të partisë së kencelares Merkel, CDU, Kristian Shmit dhe Peter Brejer. Sipas tyre, qëndrimet e Tritinit nuk kanë lidhje me realitetin duke shtuar se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është punë e kryer pa pasur parasysh se kush është në pushtet në Greqi. Brejer dërgoi kritika se vendin tonë e pret ende punë në pjesën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjyqësorit dhe administratës publike.

Derisa zgjat procesi për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në pah del edhe pasiguria rreth marrjes së datës për fillimin e bisedave me BE-në. Në lidhje me këtë çështje, me analizë doli gazeta austriake “Prese”. Në tekstin e saj thekson se politika për zgjerimin është në qorr sokak, duke thënë se alternativa mund të jetë vetëm formimi i Unionit Ballkanik dhe vendet e Ballkanit së bashku t’i bashkëngjiten BE-së.

“Tani jepet mundësi për vendim drastik politik, dhe BE, pas zgjedhjeve për Parlamentin evropian, me kryesinë e re mund të ngrejë frenë, për shkak se shumica e qytetarëve nuk janë interesuar për pranimin e anëtarëve të varfër dhe të mbingarkuar në aspekt institucional dhe në tërësi të heqin dorë nga qëllimi që t’i përgatisin vendet e rajonit për aderim, thuhet në gazetë. Gabimi i tillë, thuhet më tej në tekstin, do të ishte gabim historik”, shkruan Gazeta Austriake “Prese”.

Në analizën e gazetës Prese thuhet se paralajmërimet sipas të cilave, në atë kohë Kina, Rusia dhe Turqia do ta ndanin rajonin mes vete, do të merrnin konfirmim dhe stabilitet politik të Kremlinit. Prandaj, do të duhet propozim i ri për relacion të ri mes Unionit dhe Ballkanit Perëndimor, me ofertë në afat prej 10 vjetëve që të ndërtohet Unioni i Ballkanit Perëndimor sipas shembullit të BE-së.

Përgatiti: Svetllana Unkovska