Në Bullgari sot mbahen zgjedhjet parlamentare. 6.895 kandidatë të emëruar nga 30 parti dhe koalicione garojnë në garën për Parlamentin bullgar me 240 anëtarë. Zgjedhjet janë të parat që do të mbahen në kushtet e pandemisë Kovid-19, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Numri i përgjithshëm i votuesve në Bullgari është 6.732.316. Qytetarët do të mund t’i hedhin votat e tyre në 11.983 vendvotime, ndërsa në 9.398 prej tyre, votimi do të mund të kryhet me aparate. Ky është cikli i dytë zgjedhor në Bullgari ku votimi mund të bëhet me aparate. Ekzistojnë 409 dikastere lëvizëse për personat me aftësi të kufizuara, si dhe do të ketë edhe reparte në pavijonet spitalore të Kovid.
Dita e zgjedhjeve në Bullgari filloi në ora 7 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 20:00 sipas orës lokale.
Të parët që votuan në zgjedhjet parlamentare ishin shtetasit bullgarë që jetojnë në Zelandën e Re dhe të fundit do të jenë bullgarët në Bregun Perëndimor të SHBA-së.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mund të votohet në Ambasadën bullgare në Shkup, Konsullatën e përgjithshme në Manastir, do të ketë pjesë në Strumicë, Shtip dhe Ohër.
Sipas sondazheve të fundit të opinioneve në Bullgari, partia qeveritare e kryeministrit Bojko Borisov – GERB ka një epërsi bindëse prej 8.5 përqindëve ndaj partisë më të madhe të opozitës BSP, gjegjësisht për GERB janë prononcuar 28 për qind e votuesve, ndërsa për BSP 20 për qind.
