Në Bullgari prej sot, 30 parti dhe koalicione po hyjnë në garën parazgjedhore për Kuvendin Kombëtar të 45-të, ndërsa fushatën do ta bëjnë deri më 2 prill në mesnatë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Të gjitha partitë dhe koalicionet që garojnë në zgjedhje do të kërkojnë mbështetjen e 6.732.316 votuesve të regjistruar të vendit. Deri më tani, gjithsej 63.500 aplikime janë dorëzuar për të hapur qendrat e votimit jashtë Bullgarisë. Prej tyre, vetëm 1.230 janë dorëzuar në formë letre, ndërsa të tjerat janë dorëzuar në mënyrë elektronike. Shumica e aplikacioneve janë dorëzuar nga Turqia – 15.000, nga Britania e Madhe – 12.000, nga Gjermania – 9.500, SHBA – 3.900, nga Maqedonia e Veriut do të jetë e mundur të votohet në ambasadën bullgare në Shkup, në konsullatën e Përgjithshme në Manastir dhe në Ohër, Shtip dhe Strumicë.
Sipas rregullave të Komisionit Qendror Zgjedhor të Bullgarisë, fushata mund të zhvillohet me shkrim dhe me gojë, përmes takimeve dhe përmes ofruesve të shërbimeve mediatike. Agjitacioni është i ndaluar në institucionet shtetërore ose komunale, si dhe në kompanitë me më shumë se 50 për qind pjesëmarrje të shtetit ose komunës. Përveç kësaj, përdorimi i pronës shtetërore në fushatë nuk lejohet, ndërsa materialet anonime për agjitacion janë të ndaluara. Përveç kësaj, duhet të theksohet se blerja dhe shitja e votave është veper penale.
Që nga 1 marsi, autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë lejuar tubime të mbyllura me kapacitet 30 për qind, duke mbajtur distancë, duke mbajtur maska dhe dezinfektim.
Me vendim të Kuvendit Kombëtare të Bullgarisë në pjesët me më shumë se 300 votues do të jenë në gjendje të votojnë me makineri të votimit
