Bullgaria me shef të ri të diplomacisë! Mucunski kontaktoi Nejnskin, inicioi takim bilateral

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefen e sapoemëruar të diplomacisë bullgare, Nadezhda Nejnski. Siç njoftuan nga kabineti i tij, Mucunski gjatë bisedës theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të ndërtohen mbi parimet e fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit konstruktiv. Njëkohësisht, ai ka iniciuar edhe një takim bilateral, që pritet të realizohet në periudhën e ardhshme.