Bullgaria i hapi kufijtë për Ballkanin, por me PCR test negativ

TË FUNDIT

Prej sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Moldavisë, Izraelit dhe Kuvajtit do të mund të hyjnë në Bullgari për qëllime turistike, por me PCR test negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë.

Këtë informacion e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë dhe shtojnë se PCR testi nuk është i obliguar për ata që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe të Shengenit dhe shteteve të tjera si:
Australia, Kanada, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koresë, Tajlanda, Tunizi dhe Uruguai.

Ata as nuk duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore.