Bullgaria dhe Greqia hapin tubacion të ri gazi, reduktohet varësia nga Rusia

TË FUNDIT

Kryeministri në detyrë i Bulglarisë, Kiril Petkov dhe homologu grek, Kyriakos Mitsotakis kanë përuruar hapjen e tubacionit të gazit, që do të shërbejë për reduktimin e varësisë nga Rusia.

Tubacioni prej 220 milionë eurosh do të transportojë gaz nga qyteti verior grek i Komotinit në Stara Zagora në Bullgari dhe do të lidhet me një tubacion tjetër që transporton gaz azerbajxhanas.

Furnizimi i Bullgarisë me gazin rus u ndërpre në fund të prillit mes tensioneve për pushtimin rus të Ukrainës, shkruan Euronews.