Bullgaria dërgoi notë proteste deri tek Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Sofje

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë i dorëzoi notë proteste shefit të përkohshëm të ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vladimir Kërstevskit për shkak të rastit të konfirmuar të zëvendësimi të një monumenti  bullgar në territorin e fqinjit jugperëndimor, kumtoi MPJ-ja bullgare.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, në takimin e sotëm në Ministri, drejtoresha e Drejtorisë për Evropën Juglindore, Vanja Andreeva e ka njoftuar u.d. shefin e ambasadës së Maqedonisë së veriut se misioni diplomatik bullgar në Shkup ka zbuluar se në oborrin e kishës në fshatin Klepaç, të Prilepit është zëvendësuar monumenti në nder të dukës Velko Skoçivirçeto dhe tetë gjeneralëve të tij të cilët kanë humbur jetën në betejën me trupat osmane në vitin 1904.

Gjithashtu, është zbuluar se është zëvendësuar mbishkrimi origjinal në gjuhën letrare bullgare, janë larguar pjesë të tekstit autentik dhe disa emra të kryengritësve të vrarë.