Bullgaria sot e publikoi planin për vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit, ndërsa Sofja zyrtare kumtoi se një vaksinë e tillë do të jetë falas.
“Të parët të cilët do ta pranojnë vaksinën janë mjekët, infermierët, stomatologët dhe farmaceutikët”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Konstadin Angelov.
Pas tyre, vaksina do t’u jepet mësimdhënësve, njerëzve në shtëpitë e personave të moshuar dhe punonjësve në ferma me vizione, pas çka do të vijojnë punonjësit socialë dhe personat mbi 65 vjet.
“Çdo bullgar i cili dëshiron të vaksinohet do të ketë mundësi ta bëjë këtë falas”, shtoi Angelov.
