Sipas autoriteteve shëndetësore në Bullgari, 93,87 për qind e 310 të vdekurve nga Covid-19 ishin të pavaksinuar, 6.007 janë persona të rinj të vaksinuar me Covid-19 në Bullgari në 24 orët e fundit. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, të infektuarit e rinj përbëjnë 12.05 për qind të 49.862 testeve të bëra nga të cilët 1.341 janë të rinj të pranuar në spitalet në Bullgari, ndërsa 90.16 për qind e tyre nuk janë të vaksinuar.
Dozat e vaksinave kundër Covid-19 të cilët deri më tani janë aplikuar në Bullgari janë gjithsej 2.874,721, nga të cilët 14.545 janë në 24 orët e fundit. Numri i të vdekurve nga fillimi i koronavirusit është 24.309. autoritetet shëndetësore në Bullgari kumtuan se përkohësisht e kanë kufizuar furnizimin me oksigjen për biznesin për shkak të nevojave të spitaleve në vend. Vendimi i tillë është sjell në takimin midis prodhuesve dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Konsumi i oksigjenit në repartet për kujdes intensiv ka arritur nivelin më të lartë nga fillimi i pandemisë. Nevoja për këtë është rritur për 25 – 30 për qind në krahasim me vitin 2020.
