Me një deklaratë të publikuar nga foltorja e Kuvendit, koalicioni qeverisës në Kuvendin Popullor të Bullgarisë kërkoi dorëheqje nga kryeprokurori i shtetit Ivan Geshev.
Deklaratën e lexoi Andrej Gjurov, kryetar i grupit më të madh parlamentar të “Vazhdojmë me ndryshimin”, pas çka deputetët në sallë u ngritën në këmbë dhe duartrokitën, me përjashtim të GERB-SDS dhe DPS.
Në deklaratë Gjurov e përmendi nivelin e ulët të besimit në kryeprokurorin dhe protestat masive kundër zgjedhjes së tij.
Në mesin e argumenteve për dorëheqjen e Geshev, Gjurov e theksoi mosveprimin e prokurorit për korrupsionin në nivel të lartë, që shkaktoi sanksionet Magnitski, duke i bërë thirrje kryeprokurorit që të japë dorëheqje.
