Bullgari, infermierët ngrisin tenda para Ministrisë së Shëndetësisë

TË FUNDIT

Infermieret në Bullgari kanë ngritë tenda përpara Ministrisë së Shëndetësisë për të shprehur pakënaqësinë për trajtimin ndaj tyre.

“Ne kemi ngritur kamp tendash sepse abuzimet në kujdesin shëndetësor vazhdojnë, sepse trajtimi ndaj nesh është i vrazhdë, sepse shumë nga kolegët që punojnë në njësitë e kujdesit intensiv nuk kanë pushuar për më shumë se një vit, sepse të gjitha mungesat janë pezulluar për shkak të pandemisë, sepse të tjerët u detyruan të marrin pushim të paguar, sepse shumë punëdhënës nuk paguajnë jashtë orarit, sepse shumë nga njësitë punojnë pa infermierë – ka njësi me tre infermierë që mbajnë orarin, të cilët tashmë punojnë qindra orë jashtë orarit. Prandaj, ndërsa presioni ndaj anëtarëve të sindikatës sonë vazhdon, ne kemi tashmë dy raste të fituara- një të paraqitur pranë Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Kjo është arsyeja pse ne jemi tani, kjo është protestë për të drejtat, jo vetëm për para”, tha Maja Ilieva, kryetare e Sindikatës së specialistëve mjekësor bullgar.

Ajo tha se protesta do të jetë për kohë të pacaktuar, njoftoi BGNES.

Ministri i ri i Shëndetësisë, Kostadin Angellov ka diskutuar me protestuesit.

Ai theksoi se kërkesat e infermierëve të cilat janë përpara Ministrisë kanë ekzistuar për kohë më të gjatë.

Paraprakisht ai tha se nuk ishte i bindur nëse ishte protestë nga infermierët nga i gjithë vendi.