Bullgari, demolohet Qendra maqedonase për kulturë “Nikolla Vapcarov”

TË FUNDIT

Dje në mbrëmje Qendra maqedonase për kulturë Nikolla Vapcarov në Bllagoevgrad u demolua pasi disa persona me gurë i kanë thyer xhamet e dritareve. Këtë e ka vërejtur patrulla policore e cila në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gurë, por tani për tani kryerësit ende janë të panjohur, përcjell TV21.

Organizata e maqedonasve në Bullgari, OMO Ilinden Pirin kërkon që policia ta hetojë rastin duke shtuar se presin që kjo të ndodhë sa më shpejtë që është e mundur duke pasur parasysh faktin se mbi objektin ka kamera sigurie. Sulmi ndaj qendrës së kulturës ndodhi disa orë pas shënimit të djeshëm të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, ndërsa në Bllagoevgrad dje ishte edhe eurodeputeti kontrovers bullgar Angell Xhambaski i cili vazhdimisht provokon se Maqedonia është bullgare. Përndryshe, Qendra maqedonase për kulturë u hap në tetor të vitit të kaluar.