Para hyrjes në lagjen Dizhon, përkatësisht në rrugën e Xhon Kenedi në komunën e Çairit është vendosur një vitrinë në të cilën shkruan “Bukë falas për nevojtarët”. Kjo vitrinë çdo ditë mbushet me bukë, ndërsa mund t’i marrin falas të gjithë ata që nuk kanë mundësi financiare t’i blejnë. Fisnik Sulejmani është vetëm 16 vjeçar ndërsa vullnetarisht po e vendos bukën në qese dhe pastaj i vendos në vitrinën.
Ju ndihmoni këtu?
Po.
Sa kohë?
Prej se ka filluar Ramazani.
Si të shkon puna?
Mirë.
Pse ke vendosur të vish këtu të ndihmosh?
“Për tu ndihmuar njerëzve”, tha Fisnik Sulejmani
Ndryshe është viti i tretë me radhë që gjatë muajit të Ramazanit vendoset kjo vitrinë me bukë. Ideatorët e kësaj nisme nuk duan të flasin para kamerës, por apelojnë që sa më shumë iniciativa të tilla të ketë në vendin tonë. Ata u bëjnë thirrje pronarëve të furrave të bukës në qoftë se duan të kontribuojnë le t’i bashkëngjiten iniciativës.
Përgatiti: Arbana Q.Klimenta
