Nuk kemi ushqim më të shtrenjtë në Europë. Inflacioni është numër statistikor, ndërsa çmimet te ne lëvizin për shkak se nuk kemi prodhim vendas dhe 80% të ushqimit i importojmë. Në inflacion kanë ndikuar edhe çmimet e bursave dhe rritja e pagave në sektorin e prodhimtarisë, për shkak të mungesës së punëtorëve. Këto janë poentat e përfaqësuesve të bashkësisë së biznesit në emisionin Biznes21 në temë se pse rriten shpenzimet e jetesës te ne dhe pse kemi inflacion më të lartë në rajon.
Sipas prodhuesve, çmimi real i mishit derri në mishtoret duhet të lëvizë prej 330 deri 360 denarë, përkatësisht për 80 denarë më i ulët se çmimi aktual.
Biznesi mendon se Ligji për praktika të padrejta tregtare vitin e ardhshëm mund të ndihmojë me çmimet duke i rregulluar marzhat e larta të tregtarëve.
Përfaqësuesit e bashkësisë së biznesit u pajtua se duhet pasur strategji për rritjes e prodhimit vendas të ushqimit.
