BUJAR OSMANI: VETING PARAGJYKIMEVE ETNIKE NË GJYQSOR!

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nëpërmjet një statusi në facebook, bëri të ditur se sot është takuar me ambasadorin e OSBE-së në Shkup, z.Clemens Koja të cilët kanë diskutuar për aktualitetet në vend përfshi këtu edhe dy tema të rëndësishme si paragjykimet etnike në marrjen e vendimeve gjyqësore dhe tentimet për ndërhyrje ilegale në Bashkësinë Fetare Islame.

Osmani shkruan se me ambasadorin janë dakorduar që urgjentisht të fillojnë projekt për krahasimin shkencor të vendimeve gjyqësore në të kaluarën për vepra të ngjashme apo të njëjta varësisht prej përkatësisë etnike të kryerësve të atyre veprave. Osmani gjithashtu bëri të ditur se paragjykimi etnik në vendimmarrje në proceset gjyqësore duhet urgjentisht të verifikohet dhe të luftohet me të gjitha mekanizmat e mundshme.