Bujar Osmani në Click Plus: Buçkovskin e propozoi kryeministri Zaev

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Click Plus në TV21, deklaroi se Buçkovskin për përfaqësues special në raportet me Bullgarinë e ka propozuar kryeministri Zoran Zaev.

Ai tha se me kontestin me Bullgarinë ka harxhuar 90% të energjisë.

“Kontesti me Bullgarinë më ka harxhuar 90% të energjisë. Unë kam pritur që kjo çështje do të mbyllet tani në kuadër të 100 ditëshit të Qeverisë, por siç duket do të zgjasë ky debatë”, tha Bujar Osmani në Click Plus.