Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të së dielës, janë bërë më të shpeshta kërkesat për dorëheqjen e liderit të Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha.
Midis atyre që e kërkuan këtë ishte edhe Bujar Nishani, një zyrtar i lartë i partisë dhe ish-president, i cili direkt e fajësoi për dështimin personal gjatë tetë viteve të fundit.
“Rezultati i zgjedhjeve ishte një zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës, si dhe një mundësi e papërdorur për ndryshimin e shumëpritur. Qeveria e korruptuar e Edi Ramës do të vazhdojë ta mbajë përsëri pushtetin, pas tetë vjet skandale dhe dështimesh. Sot është momenti që Partia Demokratike të heqë qafe shembullin e paaftësisë dhe modelin që po e shkatërron atë pak nga pak, akuzon Nishani.
Ai shton se Basha po e mban peng Partinë Demokratike në të njëjtën mënyrë se si Edi Rama po e mban Shqipërinë peng.
“Basha duhet të marrë përgjegjësi për dështimin e tij personal tetë vjeçar. Edi Rama po e mban peng Shqipërinë ndërsa Lulzim Basha Partinë Demokratike. Partia Demokratike nuk është pronë personale e një personi. Ajo është shtëpia e lirisë së qindra mijëra shqiptarëve. Askush nuk do të mund ta marrë atë hipotekë për ndonjë arsye, në çdo formë dhe me çdo kusht,” tha ai.
Nishani beson se tani është koha e duhur që partia ta “heqë qafe paaftësinë” dhe përfundon me thënien e Donald Tramp “MakePDGreatAgain”.
Në kundërshtim me kërkesat e anëtarëve të partisë së tij për dorëheqje, Basha mbrëmë para selisë së partisë akuzoi për një masakër zgjedhore dhe paralajmëroi vazhdimin e betejës deri në fitore.
Basha në krye të Partisë Demokratike erdhi në vitin 2013 pas disfatës së Demokratëve dhe tërheqjes nga funksioni i liderit të Sali Berishës.
