Bujamin Rushiti nga Besa u zgjodh kryetar i Këshillit të Komunës së Bërvenicës

TË FUNDIT

Këshilli i Komunës së Bërvenicës sot në mbledhje konstituive për kryetar të ri e zgjodhi Bujamin Rushitin nga Besa. Për të votuan tetë këshilltarë, përderisa gjashtë ishin të përmbajtur.

“Kemi bashkëpunuar në këtë Këshill edhe më parë, qëllimi ynë është për komunën të punojmë bashkë dhe të sjellim vendime të mira. Pas katër viteve njerëzit të kujtohen në punët e mira”, theksoi Rushiti në fjalimin pas zgjedhjes.

Këshilli i formoi edhe komisionet.

Këshilli i Komunës së Bërvenicës numëron gjithsej 15 anëtarë prej të cilëve pesë ka VMRO-DPMNE, nga tre kanë BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përderisa nga dy këshilltarë Lëvizja Besa dhe LSDM.

MARKETING I PAGUAR POLITIK