Buçkovski në Sofje, Osmani online në Bruksel! Maqedonia, Shqipëria dhe zgjerimi nuk janë në rendin e ditës së BE-së

TË FUNDIT

Në takimin dyditor të Këshillit Evropian, i cili filloi sot, zgjerimi i BE-së nuk është pjesë e agjendës së Samitit në Bruksel. Siç dihet, për Maqedoninë, por edhe për Shqipërinë nuk u miratua korniza negociuese, për shkak të vetos që e vendosi Bullgaria për vendin tonë. Në vend të kësaj, në Sofje u mbajt takimi mes përfaqësuesit të posaçëm Vllado Buçkovski dhe kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, të cilit i dha non-pejpër për disa nga çështjet.

“Termi i shkurtër i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut është Maqedonia e Veriut, kjo nuk do të thotë pretendime territoriale ndaj Bullgarisë. Andaj në fund të takimit kemi non-paper që do t’jua japim nga emri i Qeverisë sonë. Mua më pëlqeu mesazhi juaj, nuk mundemi të përzihemi në punën e historianëve, t’i lëmë hapësirë të mjaftueshme. Ju siç thoni, balancën do ta bëjnë në bazë të fakteve historike”, u shpreh Përfaqësues Special i RMV-së Vllado Buçkovski.

“Neve na interesojnë brezat e sotme dhe ato të ardhmet. Të mos lëmë urrejtje dhe zhgënjim mes dy shteteve tona. Këtë nuk do të na falin”, tha Kryeministër i Bullgarisë, Bojko Borisov.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi video debat me euro-deputetët në takimin onlajn të Komitetit për Punë të Jashtme, në të cilin mori mbështetje të fuqishme nga shumica e deputetëve për start të negociatave. 

“Besoj se Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgari është formulë për sukses që bëri kthesë në vështirësitë që zgjasin shumë kohë në marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë. Përfundimisht, marrëveshja për relacionet tona krijoi instrumente për kontestet e të dy vendeve. Konteste të cilat kryesisht janë emocionale. E kur ka emocione është shumë e vështirë të ketë qasje racionale për t’i zgjedhur”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në Komitetin e sotëm, ishte prezantuar edhe draft-Rezoluta e eurodeputetit Ilhan Çuçuk, në të cilën inkurajohen përpjekjet për anëtarësimin e vendit tonë në strukturat e BE-së.

error: Content is protected !!