Broja zyrtarisht jashtë planeve të Chelsea

TË FUNDIT

E ardhmja e Armando Brojës, shihet gjithnjë dhe më larg nga Chelsea. Sulmuesit i është bërë e ditur se nuk është në planet e stafit teknik dhe duhet të gjejë një skuadër të re.

Për të konfirmuar se Broja nuk është në planet e klubit, ka mjaftuar edhe një lëvizje e bërë së fundmi.

Chelsea ka njoftuar se numri 19 do të mbahet nga Pedri Neto. Pikërisht ky numër mbahej nga Broja, por tashmë klubi ka zgjedhur t’ia japë sulmuesit portugez.

Në këtë situatë, 22-vjeçarit shqiptar, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të gjejë një ekip tjetër sa më shpejt të jetë e mundur, me shpresën se do i japin më shumë minuta, për të treguar aftësitë e tij.

Emri i Brojës ditët e fundit është lidhur me Stuttgart në Gjermani dhe Everton në Angli, por ende nuk ka një lëvizje zyrtare.