Broja: Mezi pres të luaj për Fulhamin

TË FUNDIT

Sulmuesi shqiptar Armando Broja kompletoi kalimin e tij në formë huazimi nga Chelsea te Fulhami në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Menjëherë pas transferimit, Broja tha se është shumë i lumtur me këtë lëvizje dhe se mezi pret ta nis aventurën e tij të re.

“Ndjenjë e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj, të takoj lojtarët, trajnerin dhe të luaj për tifozët. Tifozët luajnë gjithmonë një rol të madh dhe mezi pres të shkoj në Craven Cottage dhe t’i takoj të gjithë. Do të punoj shumë për ekipin dhe do të krijoj një lidhje të vërtetë. Jam vërtet i nderuar dhe i emocionuar që jam këtu”, tha Broja për faqen zyrtare të klubit.

Debutimi i Brojës mund të ndodh tëb shtunën në ballafaqimin ndërmjet Fulhamit dhe Burnleyt.