Britney feston

TË FUNDIT

Britney Spears u fotografua në ceremoninë e çmimeve Teen Choice Awards së bashku me fëmijët e saj dhe vëllain 38 vjeçar Bryan.

Britney është parë e entuziasmuar ndërkohë që ndantë gëzimin me dy djemtë e saj Sean Preston e Jayden James, si dhe vajzën e vogël të vëllait të saj Lexie.

Këngëtarja mbajti një fjalim frymëzues ku tha : “Moda gjithmonë ka qenë diçka me të cilën më pëlqente të eksperimentoja. Na jep të gjithëve një mundësi të shprehim vehten dhe personalitetet tona për të ndriçuar në mënyrat tona. Për të gjithë adoleshentët që po na ndjekin, mos kini frikë nga vetja dhe zgjedhjet e juaja”.