Britania e Madhe do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në datën 4 korrik.
Ky vendim erdhi pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.
Ky takim është bërë shkak që Lord Cameron ka ndërprerë udhëtimin e tij në Shqipëri për t’u kthyer në kohë për një mbledhje të kabinetit në orën 16:15, ndërsa ministri i Jashtëm ka anuluar daljet mediatike.
Kryeministri është nën presion prej muajsh për të thirrur një votim , i cili me ligj duhet të mbahet më së voni deri në janar 2025.