Britania me sanksione kundër Rusisë: Më të rëndat që ka parë ndonjëherë

TË FUNDIT

Ministri i ri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly ka njoftuar se do të miratohet pako sanksionesh kundër Rusisë.

Sanksionet do të nisnin sot dhe të tjera do të njoftohen në ditët në vijim.

Ato do të ishin sanksionet më të mëdha dhe më të rënda që Rusia ka parë ndonjëherë, tha ai për Sky News.

Ukrainasit “duhet ta dinë se Mbretëria e Bashkuar qëndron me ta”, tha ai, transmeton TV21, dhe premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë “ndihmë të drejtpërdrejtë” për Ukrainën.

“Kjo është planifikuar prej kohësh nga Vladimir Putin. Ky është një pushtim dhe është krejtësisht i paprovokuar dhe i pajustifikuar.”