Britania me dënime të ashpra financiare për ata që nuk mbajnë maskë

TË FUNDIT

Personat të cilët do të refuzojnë mbajtjen e maskës në transportin publik ose në dyqane në Britaninë e Madhe do të dënohen nga 200 funta (rreth 235 euro) për shkeljen e parë, raporton “Mirror”.

Kryeministri Boris Johnson e ka kthyer mbajtjen obligative të maskës që të pengohet përhapja e variantit Omicron të koronavirusit.

Dënimet do të nisin pasi që vendimi të miratohet sot në Parlament, ndërsa do të hyjë në fuqi nesër në ora 16 sipas kohës lokale.

Personat pa maskë do të paguajë 200 funta për shkeljen e parë, ndërsa për çdo përcëritje të veprës do të paguajnë dyfish. Kjo do të thotë se për herë të dytë nëse dikush nuk ka maskë, do të paguajë 400 funta, ndërsa herën e tretë 800, ndërsa dënimi mund të arrijë më së shumti 6.400 funta. 

MARKETING I PAGUAR POLITIK