Britania e Madhe po përgatitet për të hapur dyert për pranimin e mijëra refugjatëve të cilët dëshirojnë të vijnë në Bashkimin Evropian.
Pas fotografive të fëmijës, trupin e pajetë të së cilës e nxori deti në bregdetin e Bodrumit, qytet në Turqinë perëndimore, shkaktoi një reagim të fortë të publikut. Kështu, Kryeministri britanik, David Cameron, i cili tre ditë më parë mbrojti qëndrimin e BE-së, “se zgjidhja e krizës së emigrantëve nuk është në shtimin e numrit të refugjatëve për tu pranuar”, ai theksoi se Britania e Madhe tani është e gatshme për të pranuar një numër të madh të refugjatëve sirianë.
Kryeministri britanik, David Cameron dje në Lisbonë, kryeqytetin e Portugalisë tha se vendi i tij do të pranojë një numër të madh të refugjatëve duke bërë të ditur se në Britaninë e Madhe gjenden pesë mijë refugjatë.
“Si pjesë për të ndihmuar dhe vendosur refugjatët, gjatë kësaj jave ne do të pranojë mijëra prej tyre”, tha Kryeministri britanik Cameron.
Cameron ka përsëritur nevojën për të bërë dallim mes refugjatëve dhe emigrantëve ekonomikë. Ai gjithashtu përsëriti se Britania e Madhe do të pranoj refugjatë të tjerë dhe do të rris buxhetin dedikuar këtyre njerëzve.
“Britania e Madhe kufijtë e saj i kontrollon vet, sepse ne nuk jemi në Shengen. Së pari, ne duhet të punojmë për zgjidhjen e problemeve të Sirisë dhe Libisë. Asadit po vret popullin e tij. Atje është një rrëmujë e vërtetë”, tha Cameron.
Kryeministri britanik theksoi se “dhe ai është baba dhe është shumë i tronditur”
“Kjo ishte një pamje që nuk do t’më hiqe leht nga kujtesa. Mendojmë se çka të bëjmë, që me të vërtetë të ndryshjomë gjërat. Gjëja më e rëndësishme është që jetën e re nuk duhet të fillojmë me këtë udhëtim të tmerrshëm”, tha Cameron në lidhje me fotografinë e voglushes Aylan.
