Britania e Madhe vendos teste për antitrupa

TË FUNDIT

Në suaza të programit të ri qeveritar, që ka për qëllim të marrë vesh më shumë për atë se sa njerëz kanë mbrojtje natyrore pas infektimit me koronavirus, Britania e Madhe do të vendosë teste për antitrupa që do të jenë masivisht të kapshëm për opinionin, shkruan BBC, duke shtuar se çdo ditë, mijëra personave të rritur do t’u ofrohen teste të këtilla.

Në testimin e së martës do të mund të përfshihet secili person mbi 18 vjeç, i cili paraprakisht do të bëjë test PCR.

Ministri i Shëndetësisë, Saxhid Xhavid tha se testimi do të jetë i shpejtë dhe i lehtë.

Nga të gjithë ata që do të dalin pozitivë në testin PCR, 8.000 do të marrin dy pako testesh për antitrupa, që do të mund t’i bëjnë në shtëpi. Testi i parë kryhet në gisht dhe duhet të bëhet që më parë pas rezultatit pozitiv. I dyti do të merret 28 ditë më vonë dhe me të dote maten antitrupat si përgjigje ndaj infektimit.

Agjencia për siguri shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar duhet ta udhëheqë programin dhe do të punojë së bashku me shërbimet për testim dhe ndjekje të NHS në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë Veriore në mënyrë që t’i përdorin rezultatet për ndjekje të nivelit të antitrupave në raste pozitive.

Drejtoresha ekzekutive dr. Xheni Haris deklaroi se program do t’i ndihmojë Mbretërisë së Bashkuar të ketë kontroll të rëndësishëm në ndikimin e programeve për vaksinim dhe përgjigjet imunologjike të varianteve të ndryshme të virusit.