Britania e Madhe vendos karantinë 10 ditore për udhëtarët

TË FUNDIT

Britania e Madhe solli vendim se prej 15 shkurtit njerëzit të cilët arrijnë nga mbi 30 shtete do të duhet të qëndrojnë në karantinë në hotele në afat prej 10 ditëve, lajmëroi DPA.

Ministria e Shëndetësisë sot  kumtoi se kjo është e domosdoshme për t’u parandaluar përhapja e mutacioneve të reja të koronavirusit.

Në mesin e atyre shteteve janë Portugalia, të gjitha vendet në Amerikën Jugore dhe Afrikën Jugore dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Masa e re është kahëzuar kryesisht për qytetarë britanikë të cilët kthehen në Britani të Madhe.

Partia opozitare laburiste theksoi se nuk e kupton përse Qeveria ka pritur aq gjatë për ta zbatuar masën.

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se punon shumë që të sigurohen vendet e nevojshme për karantinë. Industria hotelierike u dakordua të bashkëpunojë, ndërsa sektori për aviacion e kritikoi në mënyrë të ashpër planin. Sipas BBC-së, do të kërkohen hotele për karantinë në afërsi të aeroporteve.