Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian – 47 vjet pas u bë anëtare dhe 1.317 ditë pas referendumit. Flamujt e këtij vendi tashmë nuk do të jenë nëpër institucionet evropiane.
Për kryeministrin Boris Xhonson kjo do të thotë “ndryshim” dhe “fillim i erës së re”. Ai dëshiron ta bashkojë vendin pas disa viteve përçarje për shkak Bregzitit.
“Ky nuk është fundi, por fillimi”, tha lideri konservator gjatë fjalimit të tij para kombit mbrëmë në orën 11 sipas kohës së Evropës së Mesme, një orë para largimit historik të Britanisë së Madhe – vend i parë që e braktis Unionin.
Xhonson gjithashtu dëshiron t’i len pas vete përçarjet që i kishin britanikët pas referendumit në vitin 2016, në të cilin 52 për qind votuan për Bregzit.
“Puna jonë në Qeveri – puna ime është ta bashkojmë vendin dhe të ecim para”, ka thënë ai.
Kryeministri do të festojë Bregzitin në Sanderland në një seancë ministrore me të cilën do të kryesojë ai. Në atë qytetin verilindor të Anglisë, i cili në referendumin e vitit 2016 i pari votoi për Bregzit me 61 për qind – gjendet fabrika më e madhe automobilistike e prodhuesit japonez Nisan në Evropë.
Rruga e Bregziti iu kushtoi karrierë dy kryeministrave – Dejvid Kameron dhe Tereza Mejit, tetë ministrave dhe dhjetë fish më shumë deputetëve.
Qeveria e Londrës beson se momenti do të kalojë më mënyrë dinjitoze, pa triumf, me linja të kuqe, drita të bardha dhe kaltra të cilat do ta ndriçojnë ndërtesën e institucioneve qeveritare dhe orën e projektuar të ndërtesës së rezidencës të kryeministrit që i numëron minutat e fundit.
Banorët e Londrës votuan të qëndrojnë në BE dhe për prefektin Sadik Kan kryeqyteti gjithmonë do të mbetet “qytet i vërtetë botëror dhe evropian”.
Në Edinburg flamuri i BE-së nuk do të largohet nga Parlamenti skocez. Deputetët vendosën ta mbajnë si simbol të kundërshtimit të tyre ndaj Bregzitit.
Në Bruksel flamuri britanik do të largohet prej institucioneve të BE-së.
Menjëherë pas daljes nga BE-ja, Britania e Madhe hynë në afatin kalimtar 11 muajsh, gjatë të cilit do të vazhdojë t’i respektojë rregullat e BE-së dhe t’i paguaj para BE-së.