Kroacia mund të largohet nga lista britanike e destinacioneve të sigurta, pasi në vend janë regjistruar raste të koronavirusit të importuar nga Kroacia, shkruan “Gardian”.
Gazeta thekson se qeveria britanike ka mundësi ta heqë Kroacinë nga lista për shkak të rritjes së madhe të numrit të infektuarve të ri me Kovid-19.
Nëse miratohet ky vendim, secili që do të hyjë në Britaninë e Madhe nga Kroacia do të duhet të jetë në karantinë 14 ditore.
Vendimi pritet sot, dhe nëse ndodh, do të preken mijëra turistë britanikë që aktualisht po qëndrojnë në Kroaci.
“Gardian” informon se zyrtarë të Qendrës së përbashkët të Qeverisë për biosigurinë kanë identifikuar raste të caktuara të koronavirusit të importuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Kroacia.
Nuk dihet se sa raste janë konfirmuar, e as ku, por pretendohet se numri i rasteve të importuara nga Kroacia është në një nivel të ngjashëm me numrin e rasteve të konfirmuara të importuara nga Spanja, para se ky vend të hiqej nga lista e sigurt në vetëm disa orë, e cila më pas shkaktoi probleme të mëdha për shumë turistë./MIA
