Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj ish-gruas së presidentit rus Vladimir Putin dhe të dashurës së tij aktuale.
Lyudmila Ocheretnaya, e cila ishte e martuar me presidentin deri në vitin 2014, dhe ish-gjimnastja olimpike Alina Kabaeva, nuk mund të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe pasuritë e tyre janë të ngrira.
Mbretëria e Bashkuar tani ka vendosur më shumë se 1 mijë njerëz në listën e saj të sanksioneve kundër Rusisë.
