Britania e Madhe do të trajnojë ushtarët ukrainas

TË FUNDIT

Kryeministri britanik, Boris Xhonson, i cili ndodhet për vizitë në Kiev, i ofroi Ukrainës ndihmë për trajnimin e forcave të armatosura të vendit në territorin e vendeve evropiane.

Ai propozoi që të zbatohet operacion i madh për trajnimin e forcave ukrainase, që për 120 ditë do të mundësojë trajnimin e 10.000 ushtarëve.

Në propozimin e Xhonsonit thuhet se çdo katër muaj do të mund të trajnohen deri në 10.000 ushtarë ukrainas.

Xhonsoni në Kiev u takua me presidentin e Ukrainës, Vollodmir Zelenski.

Kryeministri britanik publikoi fotografi nga ai dhe Zelenski dhe shkroi “Zoti president, Vollodimir, më vie mirë që sërish jam në Kiev”.