Britania dhe Irani rikthejnë raportet diplomatike

TË FUNDIT

Britania dhe Irani do të rihapin ambasadat e tyre përkatëse, katër vjet pas mbylljes. Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, i cili ka ndihmuar negocimin e marrëveshjes historike bërthamore midis Iranit dhe Perëndimit, do të shkojë në Iran më 23 gusht për rihapjen e ambasadës britanike. Zyrtarët thonë se Teherani do ta rihapë ambasadën e tij në Londër në të njëjtën kohë. Ambasada britanike në Iran është mbyllur në vitin 2011, pasi është sulmuar gjatë një demonstrate kundër sanksioneve të vendosura nga Britania./21Media