Britani, vritet me thikë reperi i njohur

TË FUNDIT

21-vjeçari i cili vdiq pasi u godit me thikë në Notting Hill Carnival është reperi Takayo Nembhard.

Loading poll ...

Nembhard, i njohur si TKorStretch, nga Bristol, u sulmua në Ladbroke Grove rreth orës 20:00 të hënën.

Policia duhej ta nxirrte atë nga një turmë e madhe dhe t’i jepte ndihmën e parë urgjente. Ai vdiq më vonë në një spital në Londrën perëndimore, shkruan BBC.

Sulmi fatal ishte një nga shtatë goditjet me thikë të raportuar në ngjarjen e së hënës në mbrëmje. Gjashtë të tjerët rezultuan me lëndime jo vdekjeprurëse.

Menaxheri i tij, Chris Patrick, tha se TK – siç njihej – ishte duke vizituar karnavalin me motrën dhe miqtë e tij.

Ai tha se reperi kalonte shumë kohë në Londër, por jetonte me prindërit e tij në Bristol dhe se familja e tij është e “shkatërruar”.

Nembhard kishte qenë gjithashtu futbollist dhe ishte pjesë e Akademisë së Bristol Rovers deri në moshën 16-vjeçare.

“Ishte një njeri i mirë dhe i respektueshëm, kalonte shumë kohë në Londër, por jetonte me prindërit e tij në Bristol. Ai më parë kishte qenë një futbollist gjysmë-profesionist derisa u lëndua. Ai ishte i talentuar në shumë fusha, kështu që pas futbollit, u mor edhe me muzikë. Unë isha menaxheri i tij për më shumë se dy vjet. Punoi jashtëzakonisht shumë dhe u përpoq të bënte atë që është e drejtë për veten dhe fëmijën e tij që do të vijë së shpejti në jetë. Familja e tij është e shkatërruar”, u shpreh Chris Patrick, menaxheri i reperit pas ngjarjes./21Media