Tetëdhjetë e dy për qind e qytetarëve të Maqedonisë i lajnë duart me sapun pas shkuarjes në toalet, tregon hulumtimi i Brima galup internacional.
Në pyetjen “Deri në cilën shkallë dakordoheni ose nuk dakordoheni me deklaratën vijuese: Larja e duarve ne sapun pas shkuarjes në toalet është diçka që automatikisht e bëj”, dhjetë për qind kanë deklaruar se deri diku dakordohen, tre për qind deri diku nuk dakordohen dhe dy për qind nuk dakordohen.
Me këto të dhëna Maqedonia është mbi mesataren globale. Hulumtimi ka treguar se 65 për qind e të anketuarve në 64 vende në të cilat kjo është realizuar kanë deklaruar se dakordohen me deklaratën se larja e duarve me sapun pas shkuarjes në toalet është diçka që automatikisht e bëjnë, 26 për qind e të anketuarve janë prononcuar se deri diku dakordohen, ndërsa diçka më pak se një në 10 persona apo rreth 8 për qind nuk i lajnë duart me sapun dhe ujë.
Në Evropë, grekët kanë deklaruar se janë më të pastërt, gjegjësisht 85 për qind janë prononcuar se automatikisht i lajnë duart me sapun dhe ujë pas shkuarjes në toalet, ndërsa madje më së paku e bëjnë këtë holandezët nga të cilët vetëm 50 për qind kanë deklaruar se i lajnë duart pas shkuarjes në toalet. Në Amerikën Veriore dhe Jugore, kolumbianët janë treguar si më të pastërt. Atje 93 për qind e të anketuarve janë prononcuar se automatikisht i lajnë duart me sapun dhe ujë pas shkuarjes në toalet, ndërsa në Meksikë këtë e bëjnë vetëm 32 për qind.
Bëhet fjalë për hulumtim global i realizuar në 64 vende në të cilën janë intervistuar 62.398 persona. Në çdo vend ekzemplari kombëtar përfshin një mijë meshkuj dhe femra të cilët janë intervistuar personalisht, përmes telefonit pse on-lajn. Hulumtimi është realizuar gjatë shtatorit-dhjetorit të vitit 2014. Në Maqedoni, Brima ka realizuar anketë terrenike në shtëpitë e të anketuarve në ekzemplar reprezantues kombëtar prej 1.204 personave të moshës mbi 15 vjeç në periudhën nga 1 deri më 24 nëntor të vitit 2014.
