Brazili planifikon të përfshijë një vaksinë kineze në programin për imunitetin kombëtar, deklaruan zyrtarët vendas.
Guvernatori i Sao Paolos tha se qeveria federale është dakordësuar që të blejë 46 milionë doza të vaksinës “CoronaVac”, njofton “BBC”. Ai tha gjithashtu se programi i imunitetit kombëtar do të nisë në janar të vitit 2021, duke e bërë Brazilin vendin e parë në botë që bën një përpjekje të këtyre përmasave për të luftuar pandeminë.
Brazili mbetet një nga vendet më të goditura nga koronavirusi me gati 5.3 milionë raste të konfirmuara dhe qëndron në vend të tretë pas SHBA-së dhe Indisë për nga numri i viktimave, me 155 mijë të vdekur deri tani.
Gjithashtu, vendi i Amerikës Latine po synon të administrojë edhe një vaksinë të krijuar nga Universiteti i Oksfordit në Angli dhe “AstraZeneca”.
