Brazil, rekord i zi – 18.947 raste të reja dhe 407 të vdekur

TË FUNDIT

Brazili i regjistroi 18.947 raste rekord të koronavirusit në 24 orët e fundit dhe 407 raste të vdekjes, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Brazil, mbi 5,5 milionë njerëz janë infektuar me virusin nga fillimi i pandemisë, që është më së shumti pas SHBA-së dhe Indisë.

Ky vend i Amerikës së Jugut i ka 159.884 raste të vdekjes lidhur me Kovid-19, që e rangon në pozitën e dytë pas SHBA-së për nga numri i rasteve të vdekjes.