Në Brazil janë regjistruar 1.595 persona të vdekur nga pasojat e Covid-19, që është rekord i ri në nivel ditor, kumtoi Ministria braziliane e Shëndetësisë.
Numri i rasteve të vdekjeve në Brazil është rritur javëve të fundit sepse virusi po përhapet në zona të reja, që mesatarisht më shumë se 1.000 njerëz vdesin në ditë nga pasojat e koronavirusit të ri në vend.
Ministria braziliane e Shëndetësisë deri më tani ka regjistruar gjithsej 2,5 milionë raste pozitive me Kovid-19 dhe 90.134 raste të vdekjeve, me çfarë Brazili është vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia e koronavirusit të ri, pas SHBA-së.
