BPV në tremujorin e katërt 3,8%, për vitin 2025-3,5%! Koçoska: Rritje më të lartë se ne kanë vetëm Malta, Qipro dhe Polonia

TË FUNDIT

Ekonomia e Maqedonisë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ka shënuar rritje prej 3,8 për qind, ndërsa për gjithë vitin 2025 rritja e Bruto Produktit Vendor është 3,5 për qind. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, sipas ministres së Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, konfirmojnë politikat e suksesshme të Qeverisë, të cilat e rendisin vendin ndër shtetet me rritjen më të lartë të BPV-së në rajon dhe në Bashkimin Evropian.

 “Krahasuar me vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian, Maqedonia sërish është ndër vendet me rritjen më të lartë, ku rritje më e lartë është shënuar vetëm në Maltë, Qipro dhe Poloni, e theksoj për tremujorin e katërt 2025. Nëse krahasojmë me vendet e rajonit, rritja në Serbi është 2,2 për qind, në Kroaci 3,6, në Bullgari 3, në Slloveni 2 për qind e kështu me radhë. Në mënyrë kumulative, rritja reale në vitin 2025 arriti në 3,5 për qind, që është në përputhje me projeksionet e Ministrisë së Financave”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.