BP-ja dhe OKM-ja së bashku në mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve të bankave dhe kursimoreve

Must Read

Nëse të gjitha partitë shqiptare do të jenë në qeveri, Arjanit Hoxha do të lobojë që “Besa” të kalojë në opozitë

Nëse të gjitha partitë shqiptare hyjnë në Qeveri, atëherë Lëvizja BESA do të dalë në opozitë. Kështu...

Xhandarmëria serbe patrullon në Kosovë/Karaçevë (Video)

Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të...

Numër rekord i të sapoinfektuarve me koronavirus në Shqipëri, punësohet kuadër plotësues mjekësor

Në Shqipëri është shënuar rekord i ri negativ   i rasteve pozitive me Kovid-19 në një 24 orësh, ...

Banka Popullore dhe Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë (OKM) bashkërisht do të angazhohen për përparim të mëtejshëm për mbrojtjen e konsumatorëve – shfrytëzues së shërbimeve të bankave dhe kursimoreve, në pajtim me praktikat dhe standardet e mira në Bashkimin Evropian (BE).  Planifikohen aktivitete të koordinuara për avancimin e rregullativës lidhur me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, si dhe për sigurimin e informimit edhe më të mirë dhe më efikas të konsumatorëve nga ana e bankave dhe kursimoreve.  Në një pjesë të aktiviteteve të Bankës Popullore dhe OKM-së, theks do të vihet edhe në edukimin financiar të popullatës. Me një qëllim dhe përcaktim të këtillë midis Bankës Popullore, të prezantuar nga guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska dhe OKM-së, të prezantuar nga kryetarja, Marija Lonçar-Vellkova.

- Advertisement -

“Gjatë vitit të kaluar ishim të përkushtuar edhe në hartimin e rregullativës së re për shërbimet pagesore, e cila do të mundësojë edhe më shumë mekanizma për mbrojtje institucionale të konsumatorëve, që është një ndër funksionet më të reja të bankave qendrore bashkëkohore.  Pas fillimit të krizës me koronavirusin, veçanërisht u kemi kushtuar ndryshimeve  të rregullativës me të cilat u është mundësuar bankave dhe kursimoreve t’u dalin në ndihmë shfrytëzuesve të kredive dhe të mundësojnë ulje të barrës së tyre financiare në një periudhë disamujore”, theksoi guvernatorja Angellovska-Bezhoska në takimin me të cilin ishte dakorduar memorandumi.

Ajo theksoi se për shkak të realizimit me sukses të funksionit për mbrojtjen e konsumatorëve, Banka Popullore investon edhe në edukimin e kuadrit të vet në këtë fushë dhe ka siguruar mekanizëm përmes të cilit mund të ndiqen përvojat relevante nga komuniteti bankar qendror evropian, që të arrihet sukses që praktikat më të mira evropiane vazhdimisht të zbatohen edhe te ne, në suaza të mundësive të dhëna me rregullativën.

- Advertisement -

Kryetarja e OKM, Marijana Lonçar-Vellkova theksoi se dakordimi i memorandumit me Bankën Popullore do të kontribuojë për avancimin e të drejtave të konsumatorëve si shfrytëzues së shërbimeve financiare, para së gjithash përmes avancimit të rregullativës ligjore, edukimit të konsumatorëve dhe informim transparent për produktet e bankave dhe kursimoreve dhe për të drejtat e konsumatorëve gjatë shfrytëzimit të shërbimeve të tyre.

- Advertisement -

“OKM në suaza të aktiviteteve të veta në periudhën e ardhshme do të përkushtohet në mbrojtjen e konsumatorëve si shfrytëzues së shërbimeve financiare, me theks të veçantë në nevojën e përpunimit të udhëzimeve dedikuar për konsumatorët – shfrytëzues të kredive konsumatore dhe hipotekare, kalkulatorë për zgjedhjen e kredisë më të volitshme si produkt të bankave, si dhe nxitjen e mekanizmave për zgjidhje kontraktuale të problemeve midis konsumatorëve dhe bankave. Gjatë krizës së koronavirusit parashtruam edhe kërkesë deri te Banka Popullore lidhur me mundësitë për lehtësim të përkohshëm të barrës financiare të huamarrësve të prekur, me çfarë ishte shënuar se ndryshimet rregullatore të cilat atëherë veçse ishin miratuar janë në pajtim edhe me propozimet tona. Gjithsesi, OKM edhe më tej do ta ndjekë krizën dhe nevojën e zgjerimit të masave në pajtim me nevojën e konsumatorëve”, theksoi Llonçar-Vellkova.

Në pajtim me memorandumin, Banka Popullore dhe OKM-ja do të bashkëpunojnë edhe përmes zbatimit të projekteve, përfshirë edhe projekte përmes të cilave do të sigurohet informim më i mirë i konsumatorëve.

Angellovska-Bezhoska dhe Lonçar-Vellkova në takim e theksuan vendosmërinë e ndërsjellë dhe gatishmërinë e Bankës Popullore dhe OKM-së, duke i përshtatur kushtet që i imponon gjendja me pandeminë e Kovid-19, tashmë të fillohet me aktivitete të përbashkëta./MIA

- Advertisement -

Latest News

Xhandarmëria serbe patrullon në Kosovë/Karaçevë (Video)

Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin...

Numër rekord i të sapoinfektuarve me koronavirus në Shqipëri, punësohet kuadër plotësues mjekësor

Në Shqipëri është shënuar rekord i ri negativ   i rasteve pozitive me Kovid-19 në një 24 orësh,  nga fillimi i pandemisë  më...

Edhe në Itali vatër e re e virusit korona pas kthimit të disa tinejxherëve nga Kroacia

Dy vajza 18-vjeçare janë kthyer në qytetin italian Padova të infektuara me virusin korona pas pushimit veror në Kroaci, për çka 24...

Në SHBA, në korrik të sapopunësuar vetëm 1,8 milion, më pak nga shifrat e majit dhe qershorit

Ekonomia e SHBA-së në korrik ka hapur 1,8 milion vende pune, që është regres sipas treguesve  të muajve maj dhe qershor dhe ...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com