BP: Gjatë muajve të fundit të vitit 2020 efekte negative më të matura nga kriza e Kovid-19 dhe lëvizje më të volitshme në ekonomi

TË FUNDIT

Efekte negative më të matura nga kriza shëndetësore mbi aktivitetin ekonomik dhe lëvizje më të volitshme në ekonominë vendore janë vërejtur në kuartalin e fundit të vitit 2020, lidhur me kuartalin paraprak, vlerëson Banka Popullore në bazë të të dhënave të frekuentuara lartë për kuartalin e fundit të vitit 2020.

Në informacionin e publikuar mujor theksojnë se në kuartalin e tretë të vitit 2020 dukshëm u ngadalësua ulja e Bruto Prodhimit Vendor, ndërsa realizimet në tre kuartalet e para janë në kuadër të pritshmërive të projeksioneve të tetorit.

Shpjegojnë se në kushtet e masave të synuara dhe më pak kufizuese për t’u përballur me valën e dytë të
Kovid-19, rregullimi gradual i sjelljes dhe shprehive të subjekteve ndaj situatës së re, si dhe masat e marra për të mbështetur ekonominë, të dhënat për këtë periudhë tregojnë ngadalësim të mëtejshëm të rënies vjetore të industrisë dhe qarkullimit në tregtinë totale, si dhe përshpejtimin e rritjes në ndërtimtari ndërsa lëvizjet e pafavorshme vërehen në qarkullimin në hotelieri.

Sa i përket inflacionit, realizimet për tërë vitin 2020 janë në përputhje me parashikimin, që gjatë rishikimeve në drejtime të ndryshme në supozimet e  jashtme hyrëse, tani për tani tregon për rreziqe të ekuilibruara në lidhje me lëvizjen e inflacionit në periudhën e ardhshme, theksojnë nga  Banka Popullore.

Lidhur me ndryshimet në çmimet e konsumit, siç thuhet në informacion, norma vjetore e realizuar e inflacionit në dhjetor 2020 prej 2,3 për qind është pak më e lartë se sa pritej sipas parashikimit të tetorit. Sidoqoftë, Banka Popullore beson se për të gjithë vitin 2020, norma vjetore e realizuar e inflacionit prej 1,2 për qind është në përputhje me parashikimin e tetorit (norma e parashikuar e inflacionit prej 1,1 për qind).

Në kuadër të kategorive ushqimore, theksojnë se rritje mesatare shënojnë çmimet e bukës dhe drithërave, mishit, produkteve të qumështit dhe frutat.

Sipas Bankës Popullore, inflacioni bazik kryesisht i referohet ndryshimeve të natyrës administrative lidhur me rritjen e akcizës në çmimet e duhanit.

Rezervat e devizave theksojnë edhe më tej janë në nivel të përshtatshëm dhe ruhen në zonë të sigurt.

Në kuadër të sektorit monetar, rritja vjetore e depozitave dhe e kredive bashkë me nëntorin kryesisht është në kuadër të projeksioneve për kuartalin e katërt të vitit 2020, sipas projeksionit të tetorit.