Tregtia botërore gjatë viteve të fundit po shënon humbje të mëdha, ndërsa viti 2020 nuk ishte përjashtim, shkruan Uollstit Xhurnall.
Që nga kriza financiare botërore në vitin 2009, rritja e tregtisë botërore është e ngadaltë. Doganat më të larta dhe luftërat tregtare të administratës së Trampit gjithashtu shkaktuan goditje. Vëllimi i tregtisë ra në vitin 2019, edhe pse ekonomia globale vazhdoi të rritej.
Këtë vit, me ardhjen e pandemisë, tregtia e përjetoi goditjen e saj më të rëndë dhe ra për 9,2 për qind, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Tregtisë.
Të ardhurat dhe shpenzimet në shkëmbim shumë shpesh i pasqyrojnë ndryshimet në rritjen ekonomike të botës. Për këtë edhe parashikimi për vitin e ardhshëm varet më shumë nga ajo se a do të mundet bota të dalë nga pandemia dhe ta lë atë në histori. Ekzistojnë disa shkaqe që të besohet se përgjigja politike, si dhe shqetësimi i rritur për sigurinë nacionale, do të kenë efekt afatgjat në formimin – e madje rënien e globalizimit në të ardhmen.
Globalizimi – rritja e tregtisë botërore dhe investimeve në botë – ishte ngritës kyç i ekonomisë globale mes vitit 1990 dhe 2010. Por bashkë me krizën financiare edhe ajo tendencë u ndërpre. Sipas Bankës Botërore, zinxhirët botërorë për dërgesa, kanë ndalur që të përhapeshin pas vitit 2008.
U ngadalësuan edhe reformat ekonomike. Gjatë sundimit të Si Xhinping, Kina miratoi politika me të cilat i përforcoi ndërmarrjet shtetërore dhe zhvillimin lokal të teknologjive kritike. Perandoria dalëngadalë filloi të mbyllet në vete. Eksporti si pjesë e PBV u ul prej 31 për qind në vitin 2008 në vetëm 17 për qind në vitin 2019.
Edhe Kina nuk është vetë. Nacionalizimi u shndërrua në fuqi në disa pjesë të botës, ndërsa me këtë u arrit edhe nacionalizmi ekonomik. Kryeministri indian Narenda Modi filloi fushatë “Prodhuar në Indi”. Presidenti Tramp bënte politikë “Blini amerikane”, e madje edhe shefi i sapozgjedhur i shtetit, Xho Bajden, i cili është më i hapur për tregti të lirë, mbështet programe të ngjashme. Të mos flasim për Bregzit.
Pandemia sipas gjitha gjasave do t’i përkeqësojë këto kërcënime ekzistuese për botën e globalizuar. Shumë vende pyeten se ndoshta nuk janë bërë shumë të varur nga shtete të tjera për import të ilaçeve, për shembull. Kështu, gjatë pandemisë ishin vendosur ndalesa të përkohshme për eksport të pajisjeve medicinale për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm në tregun lokal. Edhe pse për momentin ndryshimet e shkaktuara në politikë janë relativisht të parëndësishme, qëndrimet kanë ndryshuar. Presidenti i Francës, Emanuel Makron, konsideron se virusi korona “do ta ndryshojë natyrën e globalizimit”, duke shtuar se “kjo fazë e globalizimit po e përfundon ciklin e saj”.
Shqetësim për sigurinë
Gjithë kësaj i shtohet edhe shqetësimi për sigurinë kombëtare. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës u përkeqësuan sepse Uashingtoni filloi të frikohet për sigurinë e produkteve teknologjike dhe filloi të pyetet nëse Pekini nuk i urdhëron prodhuesit në Kinë që lënë “dyer” për qasje të saj. Kështu që jo vetëm që ishin vendosur dogana, por Uashingtoni ndaloi blerjen e kompanive amerikane teknologjike nga ana e kompanive kineze.
SHBA-ja nuk është e vetme në shqetësimet e saj, siç tregoi debati rreth pajisjes së Huavei. Japonia gjithashtu fillon të hetojë se si do ta ulë varësinë nga Kina dhe të prodhojë më shumë në vend.
Kina, filloi ta përdorë tregtinë si armë. Shtetet si Australia ranë nën “zjarrin” e Pekinit dhe zbuluan se kundërshtimi i politikave të partisë komuniste dërgon në ndalesën e tregtisë “për shkaqe shëndetësore”, dogana të reja ose ruajtjen e mallrave në kufij për shkak të “kontrolleve shëndetësore” të papritura.
Kombinimi i të gjitha këtyre qëndrimeve dhe politikave sugjeron se bota po fillon ta ndryshojë drejtimin dhe disa shtete po lëvizin drejtë vetëmjaftimit. Njerëzit fillojnë ta çmojnë sigurinë më shumë se efikasitetin.
Kjo tërheqje nuk do t’i japë fund globalizimit – proces i cili e arriti kulmin e tij para një dekade. Por pjesërisht do të kthehet, duke parashikuar të ardhmen e rëndë.
