Borrell reagon pas zhvillimeve në Veri: Të papranueshme

TË FUNDIT

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicën e Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se incidentet e dhunshme në Veri duhet të ndalen menjëherë.

Tutje, ai ka konsideruara se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell.

MARKETING I PAGUAR POLITIK