Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josef Borrell në paraqitjen para mediave për Këshillin e Stabilizim-Asocimit ka deklaruar se ajo tregon përkushtimin e Bashkimit Evropian për realizimin e agjendës bilaterale BE – Kosovës.
Shtoi se Marrëveshja e stabilizim-asocimit mbetet themeli i këtij bashkëpunimi dhe krijon mundësi të reja.
Ka porositur, se “nuk janë aty për të kryer punët e juaja (Kosovës)”, duke vënë vëmendjen në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.
Është përqendruar edhe në dialogun Kosovë – Serbi.
“Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë në këtë drejtim, sepse status quo-ja nuk është e dobishme për asnjërën palë. Fjala ime e fundit do të ishte në theksimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të tejkalohet e kaluara, të largohen barrierat, kjo që të krijohen mundësi për bashkëpunim mes njerëzve në rajon në kuptimin ekonomik dhe të përafrimit drejt BE-së”, tha Borrell, transmeton TV21.
