Borrell: Ballkani, prioritet i BE-së

TË FUNDIT

“Ballkani është prioritet strategjik i BE-së dhe një ndër politikat e jashtme më të rëndësishme të tij”.

Me këto fjalë, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell i parapriu darkës me liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor.

Borrell theksoi se e ardhmja e rajonit është në BE. Ai kërkoi një qëndrim të përbashkët të vendeve të Ballkanit për luftën në Ukrainë dhe paralajmëroi se cenimi i integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës është i papranueshëm.

Ndërkaq nga ky takim është mësuar se sot Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Mundësinë e aplikimit e përmendi në Bruksel edhe presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç,  i cili tha se Kosova po shkel Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Uashingtonit.

Përpara darkës joformale, organizuar nga Shefi i Diplomacisë së BE-së, Vuçiç u shpreh  se “është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin dhe Serbinë”.