Rusia është e gatshme që të nënshkruajë marrëveshje për dërgim të sistemeve raketore për mbrojtje kundërajrore C-400 Ankarasë, nëse Turqia shpreh një dëshirë të tillë, deklaroi sot zëvendëskryeministri rus Jurij Borisov.
“Ata kanë një opsion të tillë dhe ne do të lidhim marrëveshje, nëse shprehin dëshirë”, tha Borisovi.
Në shtator të vitit 2017, Rusia bëri të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me Turqinë në vlerë prej 2,5 miliardë dollarë amerikanë për dërgim të sistemeve raketore kundërajrore C-400 Ankarasë.
Turqia është anëtarja e parë e NATO-s e cila blen sisteme të tilla nga Rusia, ndërsa dërgimi i C-400 deri në Ankara filloi më 12 korrik 2019.
Megjithatë, vendimi i Turqisë për blerje të sistemeve raketore ruse C-400 tokë-ajër u përball me reagime të ashpra negative nga SHBA-ja dhe NATO-ja./MIA
