“Gjithmonë kemi theksuar se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë tek ne për BE-në, por asnjëherë nuk kemi thënë se pa kusht e mbështesim pranimin e saj. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe ata nuk duhet të luajnë me këtë mundësi”, deklaroi kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov pas takimit konsultues te presidenti Rumen Radev, raporton TV21.
Kryeministri bullgar, theksoi se dëshiron që së bashku me Maqedoninë e Veriut negociatat t’i fillojë edhe Shqipëria.
Në takim mori pjesë zëvendëskryeministri edhe ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.
Ai tha se Bullgaria nuk mundet pa kusht ta mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe duhet të vendosë kushte shumë të qarta.
Edhe Karakaçanov konsideron se variant më i mirë do të ishte që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku t’i fillojnë negociata për anëtarësim në BE.
