Borell e dënoi ndërhyrjen në Kongresin amerikan

TË FUNDIT

Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell e ka dënuar ndërhyrjen e mbështetësve të presidentit amerikan në largim, Donald Tramp në Kongres si “sulm të paparë mbi demokracinë amerikane”.

Ai ka ftuar në respektimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale ku fitoi demokrati, Xho Bajden.

“Në sytë e botës, demokracia amerikane sonte është në rrethim. Ky është sulm i paparë ndaj demokracisë amerikane, institucionet e saja dhe sundimit të së drejtës. Nuk është kjo Amerika. Rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit doemos të respektohen”, ka publikuar Borell në Tuiter.

Ai theksoi se pajtohet me deklaratën e presidentit të sapozgjedhur Xho Bajden se “fuqia e demokracisë amerikane do të mbisundojë ndaj individëve ekstremistë”.