Borel: Kina dhe Rusia e shfrytëzojnë pandeminë për përhapjen e ndikimit të tyre

TË FUNDIT

Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Zhozel Borel sot paralajmëroi në aktorët e rrezikut jashtë Evropës, para së gjithash janë Kina dhe Rusia, që ta shfrytëzojnë gjendjen me pandeminë e koronavirusit që ta përhapin ndikimin e tyre politik në disa shtete evropiane – nëse BE-ja nuk jep përgjigje ekonomike adekuate për krizën.

“Ekziston rrezik, Kina dhe Rusia ta shfrytëzojnë krizën e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit të ri që ta përforcojnë ndikimin e tyre politik në disa shtete evropiane. Shtetet siç janë Kina dhe Rusia në mënyrë mediatike e theksojnë ndihmën të cilën e japin për luftë kundër epidemisë, për shkak të ndërtimit të mendimit publik  pozitiv dhe ta theksojnë rolin e tyre gjeopolitik në botë”, vlerësoi Boreli për gazetën italiane “Republika”.

Ai thotë se është e qartë se Rusia dhe Kina dëshirojnë ta rrisin ndikimin e tyre në nivel global, që, sipas tij, është e pritur dhe nuk duhet askush të befasohet.

Boreli potencoi se ato vende i përdorin kapacitete e tyre që ta zgjerojnë ndikimin dhe se bëhet fjalë për një “lojë me narrativin”  i cili duhet të tregojë se sisteme të caktuara politike janë “më të mira se tonat lidhur me pandeminë e koronavirusit”.

Në pyetjen nëse aktorët e jashtëm do të mund ta shfrytëzojnë gjendjen me pandeminë që ta “shkatërrojnë” Evropën, Boreli tha se nuk sheh një rrezik të tillë, por shtoi: rreziku më i madh vjen nga vetë ne./MIA