Borel: Duhet të ndërpritet eksploatimi i kundërligjshëm i gazit në afërsi të Qipros

TË FUNDIT

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borel dje në Nikozi deklaroi se duhet të ndërpritet eksploatimi i kundërligjshëm i gazit në afërsi të Qipros.

“Hulumtimet e kundërligjshme turke duhet të ndërpriten”, ka shkruar Borel në Tuiter pas takimit me shefin e diplomacisë qipriote Nikos Hristodulidis.

Borel dhe Hristodulidis biseduan për “përforcimin e stabilitetit rajonal” dhe për deeskalimin e tensioneve”.

“Demarkacioni i zonave ekskluzive ekonomike të Turqisë duhet të kryhet në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar dhe vullnetin e mirë, siç propozohet nga Qiproja,” tha Borel.

Ndërkaq Hristodulidis theksoi se Turqia tashmë po eksploron ilegalisht burime të gazit për herë të gjashtë, duke shkelur kështu të drejtat sovrane të Qipros dhe vazhdon të destabilizojë rajonin.

“Për aktivitetet e Turqisë në zonën detare të Qipros nuk mund të shikohet të izoluar, kjo është pjesë e sjelljes alarmuese”, theksoi Hristodulidis./MIA